Depresioni është një sëmundje që përfshin jo vetëm mendjen apo trurin, por tërë trupin, duke ndikuar në mënyrën sesi një person ushqehet, fle, ndihet për veten e tij/saj dhe mendon

Depresioni nuk është një gjendje normale kalimtare e mendjes, dhe nuk është as shenjë e dobësisë personale, as situatë që mund të “shuhet”. Nuk i takon personit të prekur që të vendosë të “mbledhë veten” dhe të përmirësohet.
Depresioni është shumë më larg se një shqetësim ose vuajtje normale: është një sëmundje që përfshin shenja dhe simptoma që zgjasin javë, muaj apo vite, pa njohjen e gjendjes ose pa trajtimin e duhur.
Shenja dhe simptoma të zakonshme të depresionit janë:
• Gjendja vazhdimisht trishtuese, ankthioze ose boshe;
• Humbja e interesit në aktivitete që dikur ishin interesante apo të kënaqshme, duke përfshirë seksin;
• Lodhja e pazakontë, niveli i ulët i energjisë, ndjenja e ngadalësimit;
• Humbja e oreksit (me humbje peshe) ose ngrënie e vazhdueshme (me shtim në peshë);
• Shqetësimi i gjumit dhe pagjumësia, zgjimi herët në mëngjes ose gjumë i gjatë;
• Humbja e shprehjes emocionale (ndikim i sheshtë);
• Ndjenjat e mungesës së shpresës, pesimizmit, fajit, pavlefshmërisë ose vulnerabël;
• Tërheqja sociale;
• Problemet me përqendrimin, kujtesën apo marrjen e vendimeve;
• Nervozizmi ose irritimi i pazakontë;
• Problemet e vazhdueshme fizike të tilla si dhimbje koke, çrregullime të tretjes ose dhimbje kronike që nuk i përgjigjen trajtimit;
• Mendimet rreth vdekjes, vetëvrasjes, përpjekjet për vetëvrasje ose dëmtim të vetes.
Depresioni shoqërohet shpesh nga ankthi dhe gjithmonë lidhet me probleme të rëndësishme në familje, me shoqërinë, punën ose shkollën për shkak të efektit që depresioni ka te personi.Disa nga simptomat janë specifike për moshën dhe mund të jenë më të zakonshme te fëmijët (çështjet e sjelljes), te të rinjtë (agjitacion dhe nervozizëm), ose në mesin e njerëzve të moshuar (tërheqje, apati dhe mendime joreale/deluzione).Gjithashtu, për shkak se çrregullimet depresive nuk janë vetëm çrregullime psikologjike por përfshijnë procese biologjike, simptomat fizike janë shumë të zakonshme.
Simptomat tipike fizike të lidhura me depresionin janë:
• Reduktimi i oreksit dhe humbja e peshës;
• Humbja e interesit seksual;
• Dhimbje koke;
• Marramendje;
• Problemet me zemrën;
• Problemet me frymëmarrjen;
• Dhimbje kurrizi;
• Ankesat gastrointestinale;
• Dhimbje barku.
Këto simptoma fizike shpesh vërehen në fillim, por nuk mund të njihen menjëherë si të lidhura me depresionin. Për më tepër, problemet ekzistuese p.sh. dhimbje kurrizi – mund të përjetohen më rendë gjatë një faze depresive.
Për shkak të simptomave të njohura fizike, shpesh është e vështirë që një mjek i përgjithshëm të njohë dhe të diagnostikojë një depresion të fshehur edhe nëse, në dy të tretat e rasteve, ankesa kryesore është një simptomë somatike. Ndonjëherë është e dobishme marrja e një mendimi të dytë. Ju duhet të flisni për këtë me mjekun tuaj.
Depresioni karakterizohet nga simptomat e ankthit dhe shumë prej tyre janë të natyrës fizike, të tilla si ngushtësimi i gjoksit, gulçimi, përzierje dhe marramendje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA