Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gjykata e Posaçme merr në dorë rivlerësimin për masat e sigurisë ndaj të arrestuarëve

20/02/2020 11:44

Gjykata e Posaçme do të marrë në dorë edhe një herë emrat e të arrestuarve për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamzës, për të bërë rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Kjo vjen për shkak se Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencë për çështjen e rrëmbimit të Jan Prengës, pasi kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal dhe kompetencat i ka SPAK, për të vijuar hetimet. Tashmë prokurorët që po merren me dosjen janë Altin Dumani dhe Behar Dibra.

Deri më tani për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës janë arrestuar 5 persona, ndërsa trupi i viktimës ende nuk është gjetur edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj.

Kujtojmë se më parë Gjykata e Tiranes ka dhënë masën e sigurisë për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, konkretisht:

-Bajram Hajti 64 vjeç arrest me burg pa afat

-Leonard Hajri 36 vjeç arrest me burg pa afat

-Olsi Turja 36 vjeç arrest me burg pa afat

-Elton Hajri 32 vjeç arrest me burg pa afat

-Festim Bexhdili arrest me burg pa afat, të gjithë banues në Shijak.

Këta persona akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Sipas asaj që deklaron policia dhe prokuroria, këta persona së bashku me Altin Hajrin, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga mendohet se kanë ekzekutuar  urdhrin nga “kokat” e bandës që kishin porositur rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Shkaku i kësaj ngjarje zanafillën e ka pasur në Angli, pasi vëllai i Jan Prengës Astrit Prenga mbante peng në Angli një sasi prej 278 kg kokainë dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është ndodhet i arrestuar në Angli.

Ka dyshime të forta se porosia për rrëmbimin e Jan Prengës më 17 janar në Kamëz, është dhënë nga Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.

Deri më tani në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës janë shpallur në kërkim disa persona, ku tre prej tyre janë Gentian Doçi, Altin Hajri dhe Dritan Rexhepi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA