
24/02 19:13
Në diskutimin e sotëm të “Ftesë në 5” për vrasjen e kafshëve dhe protestat që po organizohen për mbrojtjen e të drejtave të tyre, ishte e ftuar edhe aktivistja Jonida Çobani.
E shpërngulur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jonida është kthyer në Shqipëri për të adoptuar disa qenushë, duke e çuar në 5 numrin e kafshëve që ajo mban në shtëpinë e saj.
Jonida tregoi se nuk ishin aspak të lehta procedurat e udhëtimit me qenin e saj nga SHBA drejt Shqipërisë. Më tej ajo tregoi se kishte paguar 300 euro që qenushi të udhëtonte në avion bashkë me të.
Top Channel