Teksa gjyqi për Shullazin është shtyrë sërish, pas këtij ngërçi Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar një shkresë për zgjidhjen e ngërçit ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni ku në dijeni është vënë edhe Kuvendi i Shqipërisë.
Në këtë letër janë një sër propozimesh për ndryshime ligjore në mënyrë që të zgjidhen problematikat që kanë të bëjnë me dormimin e trupave gjykuese.
Rezulton se aktualisht gjykatat e Apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh, me rreth 40% më pak se numri i përgjithshëm i përcaktuar për to. Kjo mungesë mund të shkaktojë ngërçe dhe probleme edhe në gjyqe të tjera. Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për kushtet, mes të cilëve për t’u përgjuar.
Në letrën e KLGJ drejtuar ministres Gjonaj, thuhet se shqetësimi i tyre lidhet me administrimin e Gjykatave të Apelit, kjo sa i përket numrit të gjyqtarëve në këto Gjykata në funksion të menaxhimit efikas të ngarkesës gjyqësore dhe cilësisë së produktivitetit të tyre.
Më tej thuhet se aktualisht gjykatat e apelit funksionojnë me një numër të reduktuar gjyqtarësh.Në fund të kësaj letre thuhet se KLGj kërkon me urgjencë ushtrimin e nismës për ndryshimet ligjore, sidomos për adresimin e problematikave sensitive në lidhje me juridiksionin rishikues të gjykatës kompetente ndaj vendimeve të KLGJ.
Top Channel