Këshilli i Lartë Gjyqësor ka dërguar një shkresë për zgjidhjen e ngërçit në çështjen Shullazi. Gjyqtarët janë duke pritur shpjegime nga kuvendi për të bërë ndryshimet ligjore.

Ndërkohë seanca e sotme u shty sepse ishte e pranishme vetëm gjyqtarja Albana Boksi.

Ligji parashikon se në gjykatën e posaçme të Apelit nuk mund të zhvillojë gjyq një gjyqtare që nuk është gjyqtar i posaçëm. Të gjithë gjyqtarët e tjerë që do të komandohen në gjykatën e posaçme duhet që të japin pëlqimin për tu përgjuar.

Gjyqtarët që janë pjesë e gjykatës së posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar i janë nënshtruar ligjit të posaçëm.

Më herët pjesë e trupës gjykuese kanë qenë Etleva Temo dhe Artur Kalja, por duke qenë se ata nuk i janë nënshtruar ligjit të posaçëm ata nuk mund të nisin procesin në gjykatën e posaçme të Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA