Korçë/ Shkon në 15 cm trashësia e dëborës, apelohet për kujdes në qarkullim
20/02/2020 10:30
Në zonat malore trashësia e borës ka shkuar deri në 15 cm duke bërë që në segmentin rrugor të Dardhës, mjetet të përdorin zinixhirë nga kilometri 6 deri në 14.
Nga firmat kontraktore është punuar që prej mëngjesit në akset rrugore për kriposje dhe hapjen e rrugëve.
Rekomandohet për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në akset kryesore për shkak të prezencës së borës dhe lagështirës.
Top Channel