
Ditën e sotme është hedhur shorti për trupën gjykuese të çështjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Shorti ka përcaktuar si gjykues të kësaj dosje Albana Boksin e cila do të jetë kryesuesja e trupës gjykuese si dhe dy anëtarët Nertila Kosova dhe Nure Dreni.
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela.
Kujtojmë se ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, por togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove.
Ndërkohë avokatët e ish-ministrit të Brendshëm apeluan vendimin dhe çështja tashmë do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
Njoftimi i plotë:
Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:
Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.
Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare
Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Top Channel