“Babi nuk është i zhgënjyer”/ Vajza e Steven Spielberg thotë se do të bëhet pornostare

20/02/2020 10:52

Vajza e adoptuar e legjendës së kinematografisë, Steven Spielberg dhe aktores Kate Capshaw, Mikaela Spielberg ka deklaruar se së shpejti do të nisë të publikojë video pornografike.

Në një prononcim për “The Sun”, 26-vjeçarja tha se shpreson të gjejë punë si kërcimtare deri sa të marrë licencën si striptiste. Vajza e regjisorit të “E.T.” qartësoi se i njoftoi prindërit mbi vendimin e marrë përmes një videotelefonate, fundjavën e shkuar.

E reja tregon se ka vuajtur nga ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit kur ishte më e vogël, për shkak se u dërgua me shkollë larg shtëpisë.

“Nuk është faji i prindërve të mi. S’kishin nga ta dinin.”

Teksa rritej dhe fitonte më shumë vetëbesim, Mikaela thotë se “u lodh nga pamundësia për të kapitalizuar trupin e saj.”

“U lodha duke punuar ditë për ditë në një punë që s’më ushqente shpirtin,” u shpreh ajo për “The Sun”. “Mendoj se me këtë lloj pune do të kënaq njerëz të tjerë dhe prandaj më bën të ndihem mirë.”

Sipas saj, kjo zgjedhje është bërë me vetëdije të plotë dhe me dëshirë.

“Ky nuk është fundi i tunelit. Kjo është një zgjedhje pozitive dhe fuqizuese. S’ka pse të më vijë turp nëse dua të bëj diçka të sigurt, të shëndoshë dhe konsensuale.”

Sidoqoftë, ajo premton të mos bëjë seks në kamera me dikë tjetër si shenjë respekti ndaj të fejuarit të saj, Chuck Pankow.

Porsi Mikaela, një tjetër fëmijë Spielberg do t’i futet industrisë së filmave. Vëllai i saj, Sawyer Spielberg, debutoi si aktor në filmin “Honeydew.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA