“Zëdhënës i dosjes së Dibrës”/ Pas Lleshaj, Presidenca sulmon Manjën: Meta të pret nesër, do të trajtojë me përulësi

19/02/2020 20:25

Pas reagimit ndaj ministrit Sandër Lleshaj, Presidenca ka reaguar edhe ndaj statusi të socialistit Ulsi Manja.

Ky i fundit më herët shkroi në twitter: Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin!Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës!Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë.Duhet qetësi!

“Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184”, i kundërpërgjigjet Manjës, zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi.

  Ulsi Manja i dërgon Metës mesazh të koduar nga Edi Rama

Statusi i Tedi Blushit

Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformën në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!

Top Channel