Shkodër/ Rikonfirmohet masa e sigurisë për grupin Bajri
19/02/2020 14:06
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.
Kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për shtetasit Ilir Bajri, Safet Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Sirjan Aliaj dhe Emrah Plaku.
Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasen Jonida Murati. Gjykata vendosi “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.
Top Channel