Rrëfehet “biznesmeni gay”: Kam propozuar një mashkull që pëlqeja në vitin 1991 në Tepelenë

19/02/2020 15:14

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si “biznesmeni gay”.

Gjatë bisedës në studio, biznesmeni zbuloi një episod interesant nga jeta e tij, ku në vitin 1991 ka propozuar një mashkull që e pëlqente dhe kjo gjë nuk është pritur keq, ose të paktën pretendon që në momentin që ai ka kryer këtë veprim nuk është kritikuar apo fyer. Më tej ai shtoi se nuk është ofenduar ndonjëherë në lidhje me orientimin e tij seksual, ndërsa sa i përket paragjykimeve ai u shpreh se të gjithë njerëzit paragjykohen në mënyra të ndryshme.

Madje ai shtoi se paragjykimet në drejtim të tij kanë ardhur nga anëtarë të komunitetit LGBT.

“Unë në 91-in në Tepelenë i kam dërguar një letër një mashkulli që pëlqeja dhe ia kam dërguar në bilardo ku kishte shumë meshkuj. Reaguan absolutisht jo keq, nuk mund të quaj diskriminim dikë që habitet. Dhunë fizike nuk ka kaluar asnjëherë, gjykime unë nuk kam dëgjuar, për të gjithë ka gjykime për mua për ty kolegen (i referohet moderatorëve). Unë skam pësuar asnjëherë dhunë fizike, ofendimet i kam marrë nga komuniteti LGBT, nga imazhet e fshehura”, u shpreh Elton Ilirjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA