Tregtia rajonale, digjitalizimi i sektorit të prodhimit dhe investimet e huaja, ishin në qendër të konventës së dytë të klubit të prodhuesve, të mbajtur në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti, tha se prodhuesit janë shtylla e shoqërisë dhe ekonomisë dhe garantoi për heqjen e barrierave tregtare mes shteteve të rajonit. Ai tha në këtë okazion se taksa 100 për qind mbi mallrat serbe do të hiqet për tu zëvendësuar nga reciprociteti, që do të mbrojë prodhuesit vendorë.

“Tarifa ka qenë vendim i qeverisë së kaluar. Ne nuk jemi për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve”.

Për vetë prodhuesit, problem kryesor janë barrierat e shumta në kufi. Kryetari i klubit të prodhuesve të Kosovës, Bashkim Osmani, kërkoi mbështetjen e qeverisë që prodhuesit e Kosovës të jenë prezent në tregjet e tjera shqiptare si në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi.

“Për neve si prodhues të Kosovës, tregu i Shqipërisë dhe i Maqedonisë veriore, por edhe i Malit të Zi, është prioritet. Prandaj, kërkojmë nga Qeveria e re që të na ndihmojë, të na përkrah që sa më shumë të depërtojmë me prodhimet tonë në këto tregje”.

Prodhuesit kosovarë në fakt e kanë mbështetur taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, ndërsa për sa i takon idesë së mini-shengenit, ata shprehen kundër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA