Presidenca sulmon Lleshaj: Qetësohu “Gjenerali” nën poture! Rendin në 2 mars e garanton Presidenti me popullin

19/02/2020 19:46
Foto Arkiv

Presidenca vazhdon me komunikimin e ashpër kundrejt mazhorancës në atë që ajo e quan organizmin e një grushti shteti kundër Presidentit.

“Më 2 mars firmoset dekreti i parë për SHPARTALLIMIN E PLOTË TË GRUSHTIT TË SHTETIT, përpara popullit shqiptar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të lidhim një BESËLIDHJE për të çmontuar njëherë e mirë regjimin e mafiozëve dhe oligarkëve. Të gjitha institucionet që janë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do t’i kthehen popullit shqiptar! Ata që kërkojnë popullin e presidentit në whatsapp, të porositin poture të gjera!”, lajmëroi Meta më herët sot.

Ndërkohë zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një reagim të fundit drejtuar ministrit Lleshaj për reagimin e këtij të fundit thotë:
Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!

  Thirrja e Metës për 2 Marsin! Lleshaj: Çrregullim i skajshëm i tij. E ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik

Top Channel