Lewis Capaldi fitues i Brit Awrds 2020

Kantautori skocez Lewis Capaldi kryesoi listën e fituesve në ceremoninë e rëndësishme britanike të muzikës, atë të cmimeve Brit Awards, edhe pse ky ishte një vit i fortë për muzikën rap e i kishte rrezikuar fort katër nominimet e tij.

Capaldi u zgjodh artisti i ri më i mirë e mori dhe statuetën e këngës më të mirë me “Someone You Loved“, e cila qëndroi për shtatë javë rresht në krye të klasifikimeve pranverën e 2019-tës, ndërsa më vonë u kthye në numrin një edhe në SHBA, ku fitoi një nominim për Grammy.
Albumi i tij debutues Divinely Uninspired to a Hellish Extent – mbante titullin tipik të një lloj nënvlerësimi të vetes, i cili i ka sjellë të riut skocez me miliona fansa në mediat sociale.
Ky album rezultoi më i shituri në Britaninë e Madhe gjatë vitit të kaluar, por u përmbys më vonë nga reperi Dave dhe “Psikodrama“ e tij, e mbushur me emocione.
Dave, i cili në performancën e tij gjatë mbremjes e quajti racist Boris Johnson, u ankua për mungesën e mbështetjes për të mbijetuarit e tragjedisë së zjarrit në kullën Grenfell të Londrës, e kërkoi vëmendje ndaj pabarazisë në trajtimin mediatik të Meghan Markle dhe Kate Middleton.
Në muzikën Rap triumfoi Stormzy. Ajo që ra në sy gjatë mbrëmjes ishte dhe mungesa e të nominuarave femra. Ndërkohë këngëtarja Neneh Cherry shijoi triumfin e të bijës e cila rrëmbeu çmimin e artistes më të mirë femër solo.

FOTO GALERI
12/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA