Do të luhen 3 ndeshje deri në sfidën direkte për titullin kampion në futbollin Italian për Interin, dy impenjimet në Europa Ligë kundër Ludogorets të cilat do të kenë në mes ndeshjen e shtëpisë kundër Sampdorias.

Zikaltërit po përgatiten për një provë force në javët ën vazhdim pasi do të vendosin fatet sezonale e nëse këtyre i shtojmë edhe kthimin në Kupën e Italisë ndaj Napolit, atëherë kalendari komplikohet shumë.

Trajneri Antonio Konte ka një sfidë të madhe për të motivuar skuadrën e tij, për të rikupefruar disa lojtarë larg formës fizike dhe për ti rikthyer shkëlqimin goditjes së madhe të janarit, Kristian Eriksen. Danezi po projektohet titullar të enjten ndaj formacionit bullgar, ndërsa do të mbeten jashtë Bastoni dhe talenti Sensi. Për këtë të fundit, më e mundshme është prezenca në pankinë kundër Juventus.

Dilema e madhe mbetet ndërkohë Samir Handanovic, portieri slloven që edhe pse me mbrojtëse në frakturën në dorë, nuk e ka forcuar rikthimin.

Slloveni pritet të luajë në kthimin në Europa Ligë, si një test për ndeshjen që vlen më shumë se të gjitha, atë ndaj Juventus. E fundit mbi transfertën bullgare të kësaj jave të Inter, i përket sulmit. Në repartin ofensiv profilizohet dyshja Lautaro Martinez dhe Aleksis Sançez, duke lënë pushim belgun Lukaku.

Top Channel