Në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar Elton Ilirjani, i njohur ndryshe dhe si “Biznesmeni gay”.
Biznesmeni nuk i kurseu elozhet për Shqipërinë duke e cilësuar si vendin më të bukur në botë dhe gjithashtu me njerëzit më të mirë në botë. Ai u shpreh se Shqipëria ka njerëz shumë mendjehapur dhe që nuk paragjykojnë.
Nga të gjithë vendet e rajonit duke përmendur Serbinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Shqipëria sipas tij është vendi më me pak paragjykime.
“Shqipëria është vendi më i bukur në botë me njerëzit më të mirë në botë. Shqiptarët janë emancipuar dhe nuk paragjykojnë, për më tepër janë shumë mendje hapur. Paragjykimet ekzistojnë më shumë në Serbi, Greqi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë se sa në Shqipëri. Madje pak kohë më parë në mes të Athinës, u vra një burrë transgjinor”, u shpreh biznesmeni.
Top Channel