Transgjinori Leo kundërshton Elton Ilirjanin: Shqiptarët të nxjerrin nga lokali, të gjuajnë me gurë

19/02/2020 16:13

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” të drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi ishte transgjinori Leo.

Ai mbajti një qëndrim kundër deklaratave të shprehura gjatë emisionit nga  “biznesmeni gay” Elton Ilirjani, i cili u shpreh se “shqiptarët janë një popull mendjehapur dhe aspak paragjykues”.

Leo tha se kjo sipas tij nuk është e vërtetë, pasi jo më larg se tre ditë më parë ai së bashku me një grup shokësh transgjinorë është larguar nga lokali dhe është sharë me fjalë banale. Ka pasur dhe raste sipas tij ku personat me orientim seksual të kundërt janë goditur me gurë në zonën e ish-Bllokut si dhe janë sulmuar fizikisht nga persona të tjerë.

“Shqiptarët janë mendjehapur, vetëm se të nxjerrin nga lokali, të gjuajnë me gurë në mes të bllokut. Para tre ditësh pasi mbyllëm dhe evenimentin e Miss-it, ne vajtëm në një kafe dhe jemi sulmuar nga katër çuna, të cilët përdorën ndaj nesh fjalë banale. Ndërsa një ditë më pas në një lokal tjetër na përzunë nga lokali duke na thënë se nuk iu shërbejmë se jeni pjesë të komunitetit. Dhunë fizike ka pasur, jo me mua personalisht se unë i vras me pambuk jo me forcë”, deklaroi Leo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA