Tashmë është zyrtare, Arlind Ajeti do të mbetet thjeshtë një ëndërr dimri për Shkëndijën e Tetovës dhe Tiranën pasi ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare është transferuar zyrtarisht në Danimarkë te skuadra e Velje Boldklub aty ku do të ketë shok skuadre dy futbollistë të tjerë shqiptarë, Ylber Ramadanin dhe Arbnor Muçollin.
Nuk bëhet të ditura termat e kontratës që ka firmosur Ajeti me Veljen por klubi që luan në ligën e dytë të futbollit danez do t’i japë kohën e përshtatshme futbollistit shqiptar për të rifituar gjendjen optimale në aspektin fizik. Ajeti nuk luan që nga fundi i sezonit të kaluar kur mbylli aventurën në Zvicër me Grasshopers. Duke patur parasysh që ka 7 muaj që nuk zbret në fushë, do t’i duhet pak kohë që të fitojë formën e duhur për të luajtur.
Top Channel