FOTO/ “Telenovela” Wanda-Icardi vazhdon! Modelja zbulon shumë për fansat, futbollisti merr hak dhe lidhet me avokaten e tij
27/11 18:07
Artistja Keti Bashhysa ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi gjithë përjetimet e tërmetit të 26 Nëntorit, që jo vetëm e lëndoi psikologjikisht, por e la edhe pa shtëpi.
Bashhysa tregoi se kishte vetëm tre muaj në shtëpinë e re, për të cilën kishte investuar kursimet e jetës.
Tejet e prekur, ajo kujtoi edhe njëherë të gjithë ngjarjen e asaj nate, teksa në ekran shfaqeshin ambientet e shtëpisë së saj, tërësisht të pabanueshme.
Momentalisht aktorja është duke jetuar në një banesë me qira, edhe pse po bën çmos që institucionet përkatëse ta rimbursojnë për gjithë dëmin e shkaktuar.
Top Channel