BoyScouts-at e Amerikës kanë paraqitur kërkesën për falimentim, për shkak të kërkesave të shumta për dëmshpërblim të paraqitura në gjykata nga ish-anëtarë të grupit të të rinjve, të mbetur viktima të abuzimeve seksuale.
Organizata ka deklaruar se do të krijojë pas kësaj një fond për kompensim.
Organizata mund edhe të detyrohet të shesë disa prej pronave të shumta të saj imobiliare për të mbledhur para për fundin e kompensimit që mund edhe t’i kapërcejë 1 miliard dollarët.
“Programet e skautizmit do të vazhdojnë gjatë këtij procesi dhe për shumë vite në vazhdim- kanë deklaruar bojskautët në një deklaratë. Këshillat lokalë nuk do të deklarojnë falimentimin sepse janë organizata ligjërisht të ndara dhe të ndryshme”, kanë sqaruar ata.
Top Channel