Një studim i shkollës mjekësore të universitetit amerikan Yale zbuloi se ndotja e ajrit shkakton reduktim serioz të inteligjencës te njerëzit.
Megjithse kërkimi u krye në Kinë, vend që njihet për probleme me ndotjen e ajrit, konkluzionet e tij sugjeronin se 95% e popullatës thith ajër të ndotur, në nivele të tilla që shkaktojnë dëmtime serioze të kapacitetit të inteligjencës.
Të dhënat tregojnë se niveli i lartë i ndotjes kishte lidhje me rezultate më të ulëta në testimet e aftësive gjuhësore dhe të matematikës, në një impakt të ngjashëm me humbjen e një viti arsim.
Xi Chen, një nga shkencëtarët e përfshirë në studim tha se kishte në seri faktorësh që përcaktojnë se sa dëmtohet kapaciteti mendor i një personi prej ndotjes.
“Ajri i ndotur shkakton dëme të inteligjencës së një njeriu ekuivalente me një vit arsimi, dhe kjo është serioze. Por ne dimë se efekti është më i rëndë për të vjetrit, ata mbi 64 vjeç, dhe për burrat me arsim më të ulët,” tha Chen.
Kërkuesit mblodhën të dhëna nga 20,000 nejrëz dhe krahasuan nivelet e dyoksidit të azotit dhe të ndotjes nga dyopksidi i sulfurit, në një dallim të dukshëm mes njerëzve që ishin ekspozuar ndaj niveleve më të larta të ndotjes, të cilët shënonin shumë më pak në testime.
“Kjo sepse ndotja e ajrit lidhet me stresin oksidativ, neuro-inflamacionin dhe neuro-degjenerimin te njerëzit”, tha Ho.
Top Channel