Fiks Fare denoncoi me zë dhe figurë një tjetër rast mitmarrje, ku në “rrjetat” e emisionit investigativ ranë disa zyrtarë të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të Krujës.

Këta të fundit sorollatën prej 4 vitesh një 70-vjeçar. Dhe, pasi i marrin ryshfetin prej 900 mijë lekësh, e mësojnë për skemën se si duhet të vepronte të marrte pensionin e plotë që i takonte. Madje, këta zyrtarë i thonë të moshuarit se paratë e ryshfetit do t’i përdornin në gjykatë që ai të fitonte procesin gjyqësor.

Fillimisht, zyrtarët i morën qytetarit një ryshfet prej 600 mijë lekësh të vjetra. Ndërsa i garantuan se do fitonte në gjykatë dhe vendimin e gjykatës juristët e Drejtorisë Rajonale të Pensioneve në Durrës nuk do ta apelonin. Më vonë i kërkuan edhe 300 mijë lekë të vjetra, këto për të llogaritur maskimumin e pensionit që do të përfitonte në bazë të përllogaritjeve. Dhe, pasi ia marrin këtë shumë, i thonë se më në fund mund ta gëzojë pensionin e plotë. Po kështu ai do përfitoj sipas tyre edhe diferencën që i është mbajtur që nga momenti i daljes në pension.

Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankua Hamit Lama, 70 vjeç nga Kruja, i cili po bën disa vite që ka mbushur moshën për të dalë në pension. Ai tha se akoma edhe sot nuk ka mundur që ta marrë pensionin e plotë. “Nga 20 vite kontribute vullnetare të sigurimeve shoqërore, vetëm gjysmën ma kanë njohur inspektorët e ISSH Durrës” thotë ai. Më tej shton se ka dorëzuar të gjithë dokumentet për ta përfituar, por ISSH-ja i ka kthyer pas 6 muajsh përgjigje negative, duke mos i njohur plotë 10 vite kontribute të derdhura nga ai vetë.

Lama thotë në muajin maj të vitit 2018 ka bërë kërkesë në Gjykatën Administrative Durrës dhe është thirrur nga gjykata vetëm një vit më pas. Ai thotë se iu refuzua hapja e një procesi gjyqësor. “Pas këtij refuzimi shkova në zyrën e Sigurimeve Shoqërore të Krujës dhe zyrtarët më thanë se ti sorollatesh kot. Më pyetën nëse e doja pensionin e plotë. I pyeta si i bëhet dhe më thanë na sill 500 mijë lekë të vjetra. Madje, me këtë shumë duhet ta kisha përfituar me kohë” thotë qytetari. Ai shton se këtë bisedë ia bënë dy zyrtarët Ibrahim Gurra dhe përgjegjësi Eduart Zogu. “Këta më thanë se do ndërhynin edhe të gjykata. Unë lekë s’kam, prandaj jam drejtuar emisionit ‘Fiks Fare’. Ata të sigurimeve më thanë që është shtuar kuota se gjyqtarja do paratë. Ata të sigurimeve shoqërore duan paratë. Të gjithë më kërkojnë” pohon i moshuari.Por në pamundësi për të gjetur lekët dhe dhënë parat Lama kërkoi ndihmën e Fiks Fare. që në takimin e parë midis pensionist Lama dhe përgjegjësit të ISSH-së Krujë, ky i fundit i mori 70-vjeçarit 600 mijë lekë të vjetra pasi kishte folur paraprakisht edhe me specialist në zyrën rajonale në Durrës. Këtë vlerë pensionistit ia ka komunikuar specialisti i ISSH-së Krujë Ibrahim Gurra i cili në këtë rast lunate rolin e sekserit tek përgjegjësi.

Nga bisedat e 70 vjeçarit me përgjegjësin e ISSH-së Krujë , Eduart Zogun , ky i fundit i ofron ndihmën e tij kundrejt lekëve. Zogu i tregon pensionistit se do koordinohet edhe me drejtues në zyrën rajonale në Durrës ku pasi të fitohet gjyqi nuk do të apelohet vendimi për përfitimin e pensionit të plotë. Në disa takime që kanë bërë sëbashku ,Zogu pretendon se ka komunikuar me juristen e zyrës rajonale Durrës e cila sipas tij ka marrë përsipër të flas me gjyqtaren duke e garantuar atë që nuk do e apelojë vendimin. Pas dhënies së lekëve direkt u bë i mundur hapja e gjyqit, ku pensionisti fitoi gjyqin pa qene prezent, edhe pse nuk përfaqësohej me avokat. Njoftimin e ka marr në telefon nga sekretarja e gjyqtares që e ka fituar gjyqin, por që vendimi nuk ishte zbardhur. pas vonesës së zbardhjes së vendimit pensionisti detyrohet të marrë rrugën e të paraqitet pranë gjykatës Administrative Durrës duke kontaktuar drejtpërdrejt me gjyqtaren Klodiana Veizi. Ajo i pohon pensionistit se ia ka pranur kërkesën e njohjes së viteve të punës dhe se e ka fituar gjyqin. Por zbardhja e vendimit mund të vonojë edhe një vit shprehet gjyqtarja dhe kjo jo për faj të saj , por pasi ka 450 dosje të tjera që presin në radhë të shqyrtohen prej saj. Kur pensionisti insiston që zbardhja e vendimit të bëhet sa më shpejt gjyqtarja i thotë ” Ah kur s’të rrëzova unë ty, ah kur s’të rrëzova”.

Pas bisedës me gjyqtaren pensionisti takon juristin ku ky i fundit i pohon se vendimi ende nuk është zbardhur, por të rrijë i qetë pasi ai e ka fituar gjyqin, dhe tashmë është vetëm çështje kohe për të marrë pensionin.

Gjatë kësaj kohe pensionisti ka takuar disa herë përgjegjësin e ISSH Krujë i cili i premton se sapo të zbardhet vendimi do të ndërhyjë edhe në përllogaritjen e pensionit, pasi dosja do kalojë nga ata.

Më 28 janar 2020 zbardhet e dhe vendimi i gjykatës me fitues pensionistin që nuk i njiheshin 10 vite kontribute, por ende 70 vjeçarit nuk i ishte cëlur dosja. Sipas ligjit vendimi mund të apelohet nga institucioni brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të dy palëve. Për këtë arsye pensionisti takon sërish përgjegjësin Zogu , i cili e siguron se duhet të kaloj kohë e caktuar në ligj për të marrë vendimi formën e prerë. Pasi për t’u mos apeluar nga institucioni ai kishte marrë 600 mijë lekë.

Një ditë pasi vendimi mori formën e prerë , përgjegjësi i ISSH-së Krujë takon pensionistin duke i kërkuar edhe 300 mijë lekë të vjetra me motivin që u duhet dhënë një kafe specialistëve që pensioni të dilte maksimal. Lekë të cilat pensionisti ia dha në zyrën e tij dhe në total u bënë plot 900 mijë lekë të vjetra që pensionisti pagoi për të fituar atë që i takonte me të drejtë.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA