Meta, akuza të forta në “Open” ndaj qeverisë: Përpara se të më shkarkojnë, i shkarkoj unë ata

17/02/2020 22:18

Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta në “Open”, Top Channel ndaj qeverisë. Përballë gazetarëve, Meta tha se ai do të mbrojë Kushtetutën deri në fund.

“Përpara se të më shkarkojnë, i shkarkoj unë ata. Unë do të mbroj Kushtetutën e Shqipërisë deri në fund me bindjet e qarta që kam”, tha Meta.

Po thoni se do të shkarkohet parlamenti? Cili është risku më i madh?- e pyeti Eni Vasili.

“Ata të shkarkuar. Kanë frikë nga zgjedhjet. Bëjnë ligje mbi ligje se kanë frikë. Ata kanë frikë popullin dhe median. Bënë ligje për t’ju hequr fjalë ju”, u shpreh presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA