Kombëtarja U16, 3 fitore dhe 11 gola/ Agustin Kola thirrje prindërve: Mos i mbyllni fëmijët në shtëpi

17/02/2020 19:47

Sukses për tu duartrokitur ai i futbollit te femrave U16 ku vajzat e drejtuara nga Agustin Kola ja dolën te siguronin në turneun e organizuar nga Uefa në Shqipëri plot 3 fitore ku realizuan ne këto ndeshje 11 gola.

Vete trajneri tregoi se institucioni me i rëndësishëm i futbollit në Europë prej vitesh i ka kushtuar një vëmendje të veçantë futbollit të femrave diçka që po ndiqet edhe nga vendi ynë për këtë arsye Agustin Kola përfiton nga rasti të bëjë një thirrje për të gjithë prindërit që nuk duhet të pengojnë vajzat të zgjedhin sportin si alternativën e duhur në profesioni apo pasionin e tyre.

“UEFA investon prej vitesh në futbollin e femrave dhe i ka kushtuar vëmendje të veçantë dhe në vitet e fundit numri i futbollisteve është rritur në mënyrë masive. I bëj thirrje të gjithë prindërve mos i mbyllin fëmijët në shtëpi përpara kompjuterit por ti lejojnë të bëjnë sa më për sport. E pranoj se me vajzat është më e lehtë të punohet kjo edhe për shkak të natyrës pak ‘’harrakate’’ të djemve, ndërsa vajzat kanë më tepër seriozitet dhe inat për të marrë maksimumin”, shprehet Agustin Kola – Trajner i kombëtares U-16.

3 ndeshje të fituara janë tregues I qartë se talenti nuk mungon por vetë trajneri tregoi se në këtë grupmoshë ka realisht emra që mund të prekin majat e futbollit edhe jashtë vendit tonë. Ne fund nuk nguroi të kujtonte që Shqipëria është ende në hapat e parë s ai përket futbollit të femrave ku në 10 vite ka bërë vërtet shumë megjithatë duhet ende kohe për të pasur më tepër rezultate.

“Nuk them dot një emër pasi mendoj se ka plot 11 futbolliste që me shumë gjasa do prekin kulmin, majat në futbollin europian. Bota ka shumë vite që i jep vëmendje futbollit të femrave ndërsa ne vetëm 10 vjet, duhet të presim për rezultate edhe më të larta”, shprehet Kola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA