Zhvendosja në Kanada dëshmoi se Harry dhe Meghan ishin plotësisht të përgatitur për të filluar një jetë të re, dhe kjo nënkuptonte gjithashtu largimin nga puna të punonjësve të tyre ndërsa ishin në Mbretërinë e Bashkuar.
Në janar, punonjësit e zyrave të ish-Dukës mësuan se nuk kishte pozicione të ardhshme për ta, dhe madje 15 prej tyre kishin mbetur pa punë.
Me këtë veprim të fundit, Meghan dhe Harry kanë bërë të qartë se nga njoftimi i tyre i mëhershëm se deri në fund të vitit do të jetonin në Londër, në fakt nuk do të ketë asgjë prej kësaj.
Ndërsa një ose dy ish-punonjës të tjerë ka të ngjarë të transferohen në pozicione të tjera brenda familjes mbretërore, pjesa tjetër kanë marrë pagesat e fundit, transmeton KosovaPress.
“Me vendimin e tyre që të tërhiqen nga pozicionet e tyre në familjen mbretërore, ata nuk kanë më nevojë për një zyrë në Pallatin Buckingham. Të gjitha detajet janë ende duke u përfunduar, dhe po bëhen përpjekje për të zhvendosur disa persona në pozicione të tjera brenda familjes mbretërore, për fat të keq, disa ende do të humbasin punën e tyre”, ka zbuluar një burim i afërt me familjen mbretërore.
Top Channel