Fiks fare denoncon mitmarrjen / Në “rrjetat” e emisionit disa zyrtarë dhe drejtues të Sigurimeve në Krujë

17/02/2020 19:41

Fiks Fare do të denoncojë sot në mbrëmje një rast mitmarrje. Në “rrjetat” e emisionit investigativ ranë disa zyrtarë dhe drejtues të agjencisë së Sigurimeve Shoqërore të Krujës.

Këta të fundit sorollatën prej 4 vitesh një 70-vjeçar duke i mohuar kontributet për 10 vite dhe, pasi i marrin ryshfetin prej 900 mijë lekësh, e mësojnë për skemën që duhet të ndiqte që të përfitonte pensionin e plotë, i cili i takonte me ligj.

Madje, këta zyrtarë i thonë të moshuarit se paratë e ryshfetit do ti përdornin në gjykatë që ai të fitonte procesin gjyqësor dhe vendimin e gjykatës juristët institucionit nuk do ta apelonin.

Top Channel