Arlind Qorin e akuzojnë si të përdorur dhe të korruptuar. Ja reagimi i pedagogut në “Top Talk”

17/02/2020 18:03

Në studion e emisionit “Top Talk” ishte i ftuar pedagogu dhe Kryetari i Organizatës Politike, Arlind Qori.

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Denis Dyrnjaja, duke marrë shkas nga deklaratat e anëtarëve të mazhornacës (PS) por edhe të opozitës (Boshti PD-LSI), të cilët e kanë akuzuar pedagogun si të korruptuar dhe të përdorur, i drejtoi pyetjen:

“Partitë politike në vend të akuzojnë si të përdorur dhe të korruptuar?”.

Pedagogu u shpreh se, pikë së pari, ata që akuzojnë duhet më parë të vërtetojnë akuzën. Sipas tij këto akuza vijnë fill pas aktivitetit të tyre politik, të cilët janë gjithmonë në ndjekje dhe mbështetje të kauzave të qytetarëve, një vit më parë mbrojtën të drejtat e studentëve në protestat e zhvilluar prej tyre, dhe kohët e fundit po mbështesin minatorët e Bulqizës në kërkesat e parashtruara nga ata në drejtim të qeverisë. Duke mbështetur këto struktura, ai pretendon se partitë më të rëndësishme të vendit i frikësohen aktivitetit të tyre politik.

“E para njëherë akuzën duhet të vërtetojnë ato që e hedhin. Po të pyesësh qeverinë ne na paguan opozita, po të pyesësh opozitën ne na paguan qeveria. Sepse jemi të pavarur, sepse po kërcënojmë me veprimtarinë tonë këtë establishment politik. Kjo që ka ndodhur në Bulqizë, kur partitë kanë bashkëpunuar për prishjen e grevës, kur partitë sot po bashkëpunojnë për mbytjen e zërit të punëtorëve, tregon që partitë kanë frikë. Jo thjeshtë nga ne si organizatë politike, por nga mënyra se si ne po bashkëveprojmë me trupa shoqërorë shumë vital, siç janë punëtorët dhe studentët. Si ta vërtetojë unë ty (i referohet gazetarit Dyrnjaja) që nuk jam i korruptuar? Pyet studentët e mi. Unë kam rreth 15 vite që jap mësim, po gjete ti ndonjë student timin që thotë, “ky është i korruptuar” unë do të hap sytë. Është thjeshtë një fushatë shpifjesh që vjen nga ata që ja kanë frikën veprimtarisë tonë”, u përgjigj pedagogu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA