Këngëtari Alban Skënderaj, zgjodhi të publikonte klipin e këngës së tij të re, për ditën e Shën Valentinit.

Ashtu siç artisti e kishte njoftuar më parë, kënga i kushtohet të dashuruarve dhe titulli është ” Çdo dite një Shën Valentin”.

Vet Albani është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, të cilës e ka shkruar edhe tekstin, ndërsa orkestrimin e ka bërë Julian Feifel. Alban Skenderaj, i cili se fundmi është dhe imazhi i ri i Digitalb, mund te cilësohet si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptare.

Karrierën e tij muzikore, ai e nisi nga “Top Fest”, festivali i muzikës organizuar nga Top Channel dhe me pas karriera “shkëlqeu” për të. Sëbashku me Miriam Canin , ata ishin dhe pjese e këngës se fund vitit në Top Channel. Alban Skenderaj është bërë së fundmi dhe babai i një djali të vogël.

Top Channel