Dalian Yifang, skuadra e elitës së futbollit kinez, e drejtuar nga Rafa Benitez e ku luan edhe ish-futbollisti i Napolit, Marek Hamsik, aktualisht ndohet në Malaga të Spanjës për një qëllim të dyfishtë: për t’u përgatitur për sezonin e ri dhe për të qëndruar larg Tokës së Dragoit për shkak të Koronavirusit.
Nisja e kampionatit kinez (duhej të ndodhte pikërisht në këtë periudhë) është shtyre me një afat të pacaktuar pikërisht për shkak të epidemisë që ka shkaktuar mbi një mijë të vdekur.
Hamsik me shokë po vijojnë stërvitjen, por mendjen me shumë se te topi, e kanë gjetkë. Dalian, për momentin ndodhet në një resort në Marbella, por kontrollet ndaj futbollistëve janë sikur të ndodheshin në karantinë.
“Kontrollojmë dy herë në ditë temperaturën e futbollistëve. Do të qëndrojmë vetëm në hotel dhe në zonat e stërvitjes për dy javë, për të qenë sigurt që gjithçka është në rregull,” – sqaroi Benitez.
Squadra e Hamsikut, në fakt, është e izoluar dhe nuk ka asnjë kontakt me jashtë. Edhe pse nuk ka asnjë shenjë se dikush nga skuadra të jetë prekur nga Koronavirusi, por merren të gjitha masat parandaluese.
“Nuk kam përjetuar diçka të tillë kurrë më parë në karrierën time. Normalisht, dihet se kur nis kampionati, por tani duhet të presim,” – theksoi ndër të tjera Benitez.
Top Channel