Tragjedi në Bulqizë/ Vdes nëna me 2 fëmijët nga rrjedhja e gazit, vajza tjetër në gjendje të rëndë

14/02/2020 12:10

Një tragjedi e rëndë ndodhi paraditen e së premtes në një familje në fshatin Gurrë të Bulqizës.

Nëna 45-vjeçare Rajmonda Tola humbi jetën bashkë me dy fëmijët, vajzën 22-vjeçare Rudinën dhe Fatjonin djalin 15 vjeç, të gjithë të helmuar siç dyshohet nga një rrjedhje gazi prej bombolës që kishin në shtëpi.

Vajza  tjetër 19-vjeçare e  familjes u transportua me urgjencë në spitalin e Bulqizës.  Kryefamiljari Ylber Tola  nuk ndodhej në shtëpi sepse është emigrant në Greqi.

Bulqizë / Informacion paraprak

Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel