Kryeministri i vendit ka zhvilluar një takim me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau në Gjermani, një bisedë mbi Rindërtimin dhe Konferencën e Donatorëve.

Kandaja ka treguar gatishmërinë për të qenë pjesë e kësaj konference shprehet kryeministri Trudeau, duke shtuan se është kënaqësi të vazhdoj të shkëmbej dhe të ketë një bashkëpunim kaq të mire me shqiptarët.

Justin Trudeau: Kënaqësi e vërtetë të ulëm sërish me mikun tim Edi Rama nga Shqipëria. Më jep mundësinë së pari, të shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia për tërmetin e tmerrshëm, për të çilin folëm kur u takuam në NATO. Kanadaja është angazhuar për të marrë pjesë dhe në Konferencën e Rindërtimit, në shkurt. Kemi punuar shumë mirë bashkë në misionet e NATO-s. Shqiptarët po kryejnë shërbimin përkrah Kanadasë në Letoni për mision “Enhaced Forward Presence” dhe është kënaqësi të vazhdojmë të shkëmbejmë dhe të kemi një bashkëpunim kaq të mirë me ju ndërsa ecim përpara.

Kryeministri Rama duke shprehur mirënjohje nga ana ti, e cilëson Justin Trudeau si kryeministër të të shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada.

Edi Rama: Jam shumë mirënjohës dhe e vlerësoj shumë takimin me ju në çdo rast. Ju e dini që keni një ndikim shumë të madh te shumë nga homologët tuaj. Në të njëjtën kohë e dini që jeni edhe Kryeministër i shumë shqiptarëve që jetojnë në Kanada dhe punojnë shumë dhe kontribuojnë për vendin tuaj, por gjithashtu marrin shumë njohuri dhe të mira nga vendi juaj për familjet e tyre. Do të doja t’ju shpreh edhe mirënjohjen që treguat ndjeshmëri për ato që ndodhën kohët e fundit. Mirënjohës që do të jeni të pranishëm në konferencë. Duam t’i forcojmë marrëdhëniet. E di që jemi larg por në një farë mënyre ndihemi shumë të afërt me vendin tuaj dhe të gjithë ju. Faleminderit për kohën dhe faleminderit që u ulët në anën e flamurit shqiptar. Ne nuk e kemi traditë”.

“Ne i ndërrojmë gjithmonë anët e flamujve”, shton kryeministri Trudau.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA