12/01 09:09
Trupi i turistes së zhdukur britanike Stephanie Simpson është gjetur disa ditë pasi u zhduk gjatë një shëtitjeje .
Policia nisi të kërkonte për Stephanie pasi 32-vjeçarja nuk u paraqit në punë të hënën.
Policia nisi një operacion kërkimi dhe përdorën helikopter për të vëzhguar zonën malore.
Disa orë para se të gjendej trupi i saj policia kishte gjetur çantën dhe këpucët e Simpson.
Zona përshkruhej si një terren shumë sfidues dhe policia tha se ne ngjarje nuk dyshohen te perfshihen pale te tjera.
Kunati i saj Sam Hazelton tha se familja e saj në Britani shpresonin që të gjendej e gjallë.
Hazelton tha se Stephanie pëlqente shëtitjet në terrene të vështira dhe kishte eksperiencë në ekspeditat.
Top Channel