FOTO/ Ishte nën efektin e kokainës, e reja u gjet e varur në një pemë shumë pranë shtëpisë

14/02/2020 12:21

Vajza e një biznesmeni anglez është vetëvarur teksa gjendej nën efektin e kokainës.

Katrina Fell, 23 vjeçe, ndihej e frikësuar teksa ishte në një fundjavë me miqtë e saj dhe vazhdimisht shprehej se dëshironte të shkonte në shtëpi. Në një moment e reja telefonoi një taksi dhe i kërkoi shoferit që ta dërgonte në një pyll, shumë pranë shtëpisë në fshatin Waddington të Clitheroe.

Ajo u gjet disa orë më vonë nga familjarët e varur në një pemë, shkruan “Daily Mail”. Një shoqe e të ndjerës, e identifikuar si Jaye Nelson, e kujton kështu momentin e fundit kur Katrina ishte me ta para se të kryente aktin e dhimbshëm:

“8 prej nesh ende pinin, flisnin dhe dëgjonin muzikë. Orët e para të mëngjesit ishim shtrirë me njëra-tjetrën në divan. Unë i kisha të mbyllura sytë, kur befas shikoj Katrinën të ulur në këmbët e mia duke qarë. U përpoqa ta qetësoja duke e përqafuar. 10 minuta më vonë ajo tha se dëshironte të shkonte në shtëpi, unë lajmërova një taksi dhe kurrsesi nuk e mendova se ajo do t’i jepte fund jetës”, është shprehur Jaye.

Policia po e trajton çështjen si vetëvrasje dhe nuk rezulton të ketë pasur përfshirjen e personave të tjerë në krim.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA