Ralf Gjoni: Propozimet e reja të PD-së për reformën zgjedhore, josubstanciale. Ja çfarë nevojitet

13/02/2020 17:28

Në Top Talk ditën e sotme ka qenë i ftuar deputeti Ralf Gjoni. Ai ka folur për disa tema ku një ndër to ishte reforma zgjedhore.

Gjoni: Unë nuk jam njohur në thellësi me propozimet e Partisë Demokratike, ne kemi pasur dorën e shtrirë që në fillim, më vjen mirë që ata bënë një ‘mea kulpa’ dhe u futën në një proces institucional.

Përmes uljes në tryezë ata de facto kanë njohur legjitimitetin e parlamentit pavarësisht se nuk kanë dëshirë ta pranojnë. Legjitimiteti i institucioneve demokratike siç është edhe institucioni i votës është kyç në këtë moment. Unë mendoj që në plan të parë me atë që shoh nuk më duken propozime substanciale që rrisin cilësinë  e garantimit të institucionit të votës.

Shqiptarët sot duan që të votojnë të lirë dhe të barabartë. Problemi nuk është tek policia apo tek prokuroria, e cila ka tagrin për të hetuar edhe në këto momente, pa propozimet e PD-së, por problemi është tek listat.

Tek individët që futen apo propozohen nga kryetarët e partive dhe unë sot nga PD dhe LSI pres që ata të prononcohen se çfarë qëndrimi kanë për sistemin zgjedhor që i duhet Shqipërisë dhe për listat e hapura.

Top Channel