Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal radio nga hapësira e largët, që përsëritet në intervale të rregullta.
Kjo seri “shpërthimesh të shpeshta radio” është zbuluar një herë në çdo orë për katër ditë radhazi e më pas ndaloi, për të rifilluar pas 12 ditësh.
Cikli përsëritej çdo 16.35 ditë për më shumë se një vit, sipas dokumentit të studimit, ku shtohet se sinjali vjen nga rreth 500 milionë vite dritë larg.
“Zbulimi i periudhave 16.35-ditore është një sinjal i mirë për të kuptuar natyrën e objektit”, thonin shkencëtarët, duke shtuar se mund të bëhet fjalë për një trup qiellor që orbitën rreth një tjetër trupi, i cili bën dhe ndërprerjen e sinjaleve në intervale të njëjta.
“Por kjo përsëri nuk shpjegon sesi trupi qiellor dërgon sinjalet e rregullta. Një tjetër mundësi është erërat hapësinore të shtyjnë ose pengojnë sipas rastit forcën e sinjalit nga trupi prapa tyre”.
“Një nga misteret e mëdha në astronomi aktualisht është origjina e këtyre shpërthimeve radio përmes universit. ato zgjasin vetëm disa milisekonda por ka qindra regjistrime të këtyre burimeve”, tha Max Planck i Institutit për Radio Astronominë.
Top Channel