Inter-Napoli i lë vendin Milan-Juve. Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë pritet akoma edhe më spektakolare se e para, pasi në fushë do të zbresin dy nga tre skuadrat më të mëdha të historisë së futbollit italian.
Milan-Juventus pavarësisht kushteve në të cilat mund të vinë të dyja ekipet, është gjithmonë një ndeshje që ngjall interes të jashtëzakonshëm. Mbrëmjen e sotme në San Siro luhet vetëm gjysmëfinalja e vajtjes pasi ky raund është me ndeshje kthimi, megjithatë si Milani ashtu edhe Juventusi do të kërkojnë të marrin maksimumin e mundshëm nga kjo përballje.
Milani e vlerëson më tepër Kupën e Italisë edhe për vetë faktin se është kompeticioni i vetëm ku ka mundësi të fitojë një trofe në këtë sezon, gjithsesi edhe Juventusi i Sarrit nuk hap rrugë madje bardhezinjtë kërkojnë reagimin pikërisht në këtë sfidë pas asaj humbjeje ndaj Veronës që la një shije të hidhur te kampionët e Italisë.
Statistikat flasin në favor të bardhezinjëve që kanë fituar 9 përballjet e fundit direkte ndaj kuqezinjëve, prandaj me një si Ibrahuimovic në skuadër pritet kthesa e Milanit sot. Të dy trajnerët do të hedhin në fushë formacionet më të mira të mundshme dhe spektakli duket i garantuar.
Top Channel