Kura me ujë të ngrohtë dhe mjaltë për shkrirjen e dhjamit tek beli

13/02/2020 11:23

Kjo kurë e thjeshtë ndiqet me përpikmëri nga miliona njerëz në botë, me qëllim rënien në peshë dhe shkrirjen e dhjamit të tepërt.

Por krahas rënies në peshë përfitimet për shëndetin dhe mirëqenien e gjithë organizmit janë të panumërta.

Në këtë artikull do të mësoni për përfitimet që do të merrni duke pirë ujë të ngrohtë me mjaltë dhe si ta përgatisni atë.

Uji me mjaltë përmirëson mirëqenien tuaj për sa kohë e konsumoni rregullisht.

Humbje në peshë
Mijëra njerëz pijnë ujë të ngrohtë me mjaltë çdo mëngjes sepse i ndihmon të humbasin në peshë. Uji i ngrohtë me mjaltë vlerësohet për vetitë e forta që ka në shkrirjen e dhjamit rreth belit por edhe në pjesët e tjera të trupit.

Mjalti përmban sheqerna natyralë që ofrojnë një energji të shëndetshme që pakëson nepsin dhe rrit djegien e kalorive.

Tretje më e mirë
Enzimat tek mjalti përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe ofrojnë një tretje më të mirë të ushqimit.

Ngrënia e mjaltit e mbron florën bakteriale dhe lehtëson përthithjen e ushqyesve gjatë vakteve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, uji me mjaltë ka një efekt laksativ që rregullon lëvizjen e zorrëve dhe parandalon konstipacionin.

Imunitet më të fortë
Sistemi imunitar ka një përfitim të menjëhershëm nga uji i ngrohtë me mjaltë.

Kjo kurë përmban enzima, vitamina dhe minerale që e forcojnë imunitetin dhe e mbrojnë atë nga patogjenët e dëmshëm.

Vetitë antibakteriale të mjaltit shkatërrojnë mikroorganizmat që mund t’u rezistojnë edhe antibiotikëve më të fortë.

Më pak alergji
Mjalti pakëson ndjeshmërinë ndaj polenit dhe nxitësve mjedisorë të alergjive.

Ai lehtëson largimin e sekrecioneve dhe pastron rrugët e frymëmarrjes.

Më shumë energji
Sheqernat tek mjalti janë një burim i shëndetshëm kalorish që përmirësojnë performancën tuaj fizike dhe mendore.

Nëse pini ujë me mjaltë në vend të kafesë së mëngjesit do të ndiheni energjikë dhe plot gjallëri.

Për më tepër, trupi do të jetë më i hidratuar dhe do të optimizojë të gjitha funksionet e tij.

Kundër kollës
Uji i ngrohtë me mjaltë është një tonik natyral që lubrifikon rrugët e thata të frymëmarrjes dhe ndihmon në nxjerrjen e sekrecioneve.

Kjo kurë përmirëson shëndetin e mushkërive dhe parandalon kollën e shpeshtë që irriton fytin.

Një organizëm i pastër
Nëse shtoni pak lëng limoni në ujin e ngrohtë me mjaltë do të përfitoni një pije me efekt detoksifikues dhe përmirësues të tretjes.

Pija largon toksinat e akumuluara në gjak, mëlçi dhe zorrën e trashë.

Përgatitja e Ujit të Ngrohtë me Mjaltë
Përbërësit
1 lugë çaji me mjaltë

1 filxhan me ujë të ngrohtë

Përgatitja
Treteni mjaltin në ujin e ngrohtë dhe pijeni me stomak bosh.

Përsëriteni këtë proces të paktën tre herën ë javë për të marrë përfitimet e ofruara./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA