Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej Cili është sekreti për të arritur në 112 vjeç dhe për të hyrë në librin Guinnes të rekordeve si më i moshuari në botë?
Të mos zemërohesh kurrë dhe të buzëqeshësh gjithnjë”, thotë japonezi Chitetsu Watanabe, që sapo ka marrë titullin prestigjioz nga rekordet Guinnes. Ai ka lindur më 5 mars 1907 në Niigata, në veri perëndim të Japonisë dhe ka marrë certifikatën e rekordit të arritur në shtëpinë e pushimit ku qëndron, në qytetin e tij të lindjes. I vetmi mëkat i tij është nepsi: herë pas here i lejon vetes një puding me karamel.
Mbajtësi i mëparshëm i titullit, Masazo Nonaka, një tjetër japonez, u nda nga jeta në janar, kur kish mbushur 112 vjeç e 266 ditë. Rekordmenia absolute sidoqoftë është një grua, edhe ajo japoneze, që ka festuar ditëlindjen e 117 në janar. Japonia ka një nga jetëgjatësitë më mëdha në botë; në vend numërohen mbi 70 mijë 100-vjecarë në një popullatë totale prej rreth 126 milionë banorësh. Rekordi botëror i jetëgjatësisë mashkullore është ai i një tjetër japonezi, Jiroemon Kimura, që u nda nga jeta në 2013 pak pas ditëlindjes së tij të 116.
Sipas librit Guinnes, rekordi absolut i takon francezes Zhan Kalment, e ndarë nga jeta në 1997, në moshën 122 vjeç e 164 ditë.
Top Channel