E mbani mend videoklipin e vitit 2010 të Selena Gomez “A year without rain”? Atëherë me siguri mund t’ju kujtohet se pjesë e tij ishte dhe modeli shqiptar, Niko Pepaj.

Kanë kaluar plot 10 vite nga kënga që u kthye në hit, e megjithatë nuk u përfol shumë për të riun nga Shkodra.

Sot, Niko, i cili është rritur në Detroit por jeton në Kaliforni që nga mosha 14 vjeçare, është kthyer në një aktor tepër të vlerësuar në SHBA.

Shqiptarit 28 vjeçar i janë besuar shumë role në filma e seriale amerikanë si: Daytime Divas (2017), Awkward. (2011) dhe Bunheads (2012).

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA