“ ‘Paqe’ sepse rrezikonim përjashtimin”/ Flet presidenti i KOKSH për rezolutën

12/02/2020 19:58

Pas mëse 8 muajsh akuzash ndaj sekretarit të përgjithshëm të komitetit olimpik, Stavri Bello dhe dërgimit të edhe të disa drejtuesve dhe anëtarëve të komitetit në dyert e prokurorisë për shpërdorim detyre dhe fondesh, presidenti i KOKSH Viron Bezhani dhe Stavri Bello i rikthehen bashkëpunimit institucional.

Gjithçka ndodhi në asamblenë e jashtëzakonshme. Në një intervistë për Top Channel presidenti Viron Bezhani i rikthyer në zyrën e tij në KOKSH pas gati një viti tregon rreth kësaj marrëveshje të bërë.

Dërgimi i KOKSH deri në zyrat e prokurorisë ka sjellë çrregullime dhe një bllokim të funksionimit të kupolës së sportit në vend, duke krijuar jo pak probleme.

Pas lojërave olimpike të Tokio 2020, do të zhvillohet në Tiranë asambleja statutore ku do të kryhen disa ndryshime në statut në vazhdimin e ndërkombëtarëve dhe më pas me këtë statut të ri do të zhvillohet edhe asambleja zgjedhore e cila në të njëjtën kohë i jep fund dhe kryesimit të KOKSH nga presidenti aktual Viron Bezhani i cili në bazë të statutit, nuk i lejohet më të jetë kandidat, pas dy mandateve të ezauruara.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari ynë, Endi Tufa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA