Në deklaratën e njërit prej vëllezërve të Jan Prengës, Antonit, ku tregohet edhe biseda kur ai mori vesh për rrëmbimin e të vëllait, tregon edhe për emrat që Gramoz Rexhepi, personi me të cilin ata kishin kontaktuar për kthimin e Janit, bënte përgjegjës për rrëmbimin.
Gramoz Rexhepi ju kishte thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës, nga Astriri dhe Gëzim Shullani se do lirohet pengu”.
Më tej në dëshminë e Anton Prengës i ardhur në Shqipëri për të gjetur të vëllain, thuhet se Gramozi ka thënë: “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen , ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.
Top Channel