Ndërsa koronavirusi u ka marrë jetën mbi 1000 personave dhe tashmë është përhapur panik edhe në Europë, edhe në rastet sporadike shefi i OBSH-së në Tiranë, Raul Gonzales tha se koronavirusi duhet marrë seriozisht, pasi tanimë ka tejkaluar numrin e viktimave të shkaktuara nga SARS në vitn 2003.
Por, ndërkohë shkencëtarët janë duke kërkuar për trajnimin e përshtatshëm ndaj këtij virusi të ri.
“Për sa i takon trajtimit, ne kemi bashkuar forcat, po vazhdojnë kërkimet. Po vlerësojmë çfarë trajtimesh mund të përdorim. Ka disa zëra për disa antiviruse efektive apo jo, por nuk ka rezultate shkencore që i mbështesin ato. Ajo që dimë tani është se duhet të sigurojmë atë që ne e quajmë trajtim mbështetës, ngjashëm me gripi psh: nëse një person ka vështirësi të marrë fryme ne mund ti sigurojmë një makinë që ta ndihmojë për frymëmarrjen. Ndërsa, përsa i përket vaksinës as që mund ta mendojmë ta kemi atë pa kaluar një vit dhe më shumë” shprehet Gonzales.
Por, përveçse në shëndetin public, ku OBSH ka shpallur emergjencë ndërkombëtare, Gonzles thekson se koronavirus, i cili tanimë ka marrë një emër të ri, Convid-19, ka impakt dhe në ekonomi.
Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët por ajo që është e rëndësishme është të mund të identifikojmë rastin sa më parë, ta diagnostifikojmë atë dhe më pas ta trajtojmë. Testet mund të kryhen në laborator këtu në Shqipëri, por edhe në rast se ka dyshime ato konfirmohen më tej në laborator të certifikuar në Gjermani. Shqipëria mbetet edhe nga CDC në Atlanta. /Alma Demiraj/
Top Channel