FOTO/ Irlanda e Veriut miraton ligjin e martesave me të njëjtin seks, zhvillohen ceremonitë e para

12/02/2020 08:18

Në Irlandën e Veriut është zhvilluar martesa e parë e personave me të njëjtën seks, që pas miratimit të ligjit  në 15 nëntorin e vitit që lamë pas. Robyn Peunities, 26 vjeç dhe Sharani Edvard, 27 vjeç morën bekimin e priftit për lidhjen e martesës së tyre. Çifti vendosi të martohej në përvjetorin e tyre të gjashtë, e kishin planifikuar më parë këtë datë edhe nëse ligji i martesave nga deputetët e kuvendit të Irlandës Veriore nuk do të miratohej.

Ata do ta bënin të mundur këtë gjë duke marrë një partneritet civil. Por ku u bë e qartë që martesat e para mund të ndodhnin në Irlandën Veriore këtë javë, ata ndryshuan ceremoninë e tyre dhe e kthyen atë në një martesë të mirëfilltë.

Fillimisht ligji për martesat me të njëjtën seks u legalizua në Angli, Skoci dhe Uells në vitin 2014, por Irlanda Veriore nuk pranoi të ndiqte këtë rrugë. Ligji u ndryshua zyrtarisht në 13 janar (të 2020), por çiftet duhet të regjistronin dasmat e tyre të paktën 28 ditë më parë, kështu që sipas llogarive dasmat e para duhet të zhvilloheshin këtë javë dhe ashtu ndodhi. Për më shumë ndiqni fotot e mëposhtme:

FOTO GALERI
6/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA