Kryetari i Republikanëve të Kosovës, REK, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka botuar një shkresë shoqëruar me një fotografi, që sipas tij, dy personat në foto, janë vrasësit potencial të ish-pjesëtarit të shquar të LDK-së, Fehmi Aganit.
Ndryshe, Fehmi Agani, ishte pjesë – ndër më kryesorët – të LDK-së, i cili u vra me 6 maj në vitin 1999.
Postimi i plotë i Faton Kurtit:
KËTA JANË VRASËSIT E DR. FEHMI AGANIT –
REK KËRKON DREJTËSI
Në publikimin tonë në fb me 24 Janar 2019, ne
REPUBLIKANËT E KOSOVËS, REK patëm premtuar se do ta ndërmarrin një nismë që të sjellin para drejtësisë, vrasësit e Akademikut Dr. Fehmi AGANI.
Sipas informacioneve tona, vrasja e Dr. Fehmi Aganit ishte urdhëruar nga Radomir “Rade” Marković, një ish oficer i inteligjencës serbe që shërbeu si drejtues i agjencisë së sigurisë shtetërore UDB. Ky nuk mund të ndërmerrte asgjë pa urdhërin e Ljubiša Diković, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe.
Sipas dëshmisë së zonjës Agani:
“Më 6 Maj 1999 familja Agani për shkak se jeta e tyre ishte në rrezik në Prishtinë, ata u nisën nga Fushë Kosova me tren për në Han të Elezit për të kaluar në Maqedoni. Kur mbërritën aty, kufiri ishte mbyllur dhe u detyruan të kthehen prapa në Fushë Kosovë ku mbërriten në ora 13.00.
Aty i pritën forcat policore, paramilitare dhe ushtarake. Të gjithë u nxorën nga treni dhe u futën në tre autobusa, pasi që hynë në autobus forcat policore morën me forcë disa burra dhe djem të rinj të cilët filluan ti keqtrajtojnë dhe po përgatiteshin ti pushkatonin dhe do ta bënin vërtet nëse “nuk tregonin ku fshihej prof. Agani”. Në atë moment prof. Agani e zbulon veten vetëm për t’ju ndihmuar atyre që ishin renditur për tu pushkatuar.
Zbulimi i prof. Aganit solli gëzim dhe në të njëjtën kohë urrejtje ndaj tij nga forcat policore serbe, duke i thënë: Ja ku është ky që na e solli NATO-n”.
Të gjithë të tjerët i fusin në autobusa kurse Prof. Aganin e marrin dhe e fusin në një makinë të kuqe duke i thënë se kemi 5 minuta punë me ty.
Prej këtij momenti humbi përgjithmonë çdo gjurmë e Prof. Fehmi Aganit.”!
Armiqtë gjithëherë kanë sulmuar dhe eleminuar të parët inteligjencën, kokat e mendimit dhe patriotët e vërtetë. I tillë ishte akademiku dhe dëshmori ynë i lirisë Fehmi Agan.Ina
Top Channel