Video/ U shtir sikur ishte me koronavirus, i riu rus e pëson rëndë shakanë e tij

11/02/2020 17:52

Një i ri, i cili merrej me video humoristike ka tmerruar një “tren të tërë”. Burri, I identifikuar si Karmatullo Dzhaborov, është parë ne videon e publikuar duke u rrëzuar brenda një treni dhe dy të tjerë që dyshohen se janë miq të tij bërtasin se ai është I prekur nga Koronavirusi. Nga krahu tjetër të gjithë pasagjerët në tren shikohen duke u larguar të tmerruar nga aty.

Mendohet se pamjet janë bërë publike në një website me datë 2 shkurt dhe më pas është fshirë. Por pasi policia arrestoi Dzhaborov ato u ripostuan përsëri. I riu u arrestua nga policia mëngjesin e së hënës (datë: 10.02.2020) ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim dhe po punohet ende për kapjen e tyre.

Karmatullo akuzohet për huliganizëm kriminal, akuza që në shtetin Rus dënohet deri në 5 vite burg si dhe një gjobë prej 500,000 rubla (8 mijë euro). Avokati I Dzhaborov, Aleksey Popov u shpreh se klienti I tij iu dorëzua policisë pasi u informua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti dhe kurrë nuk e priste që situata të përkeqësohej deri në këtë pikë. Ai gjithashtu pretendon se marrëzia e klientit të tij ishte thjesht për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me situatën e Koronavirusit.

Ai tha:”Ai ka një seri videosh me tema të ndryshme që janë me interes për shoqërinë tonë. Qëllimi I tij ishte të tërhiqte vëmendjen e njerëzve drejt faktit se njerëzit duet të mbajnë maska dhe të mbrohen nga virusi rrezikshëm”, u shpreh avokati Aleksey Popov.

 

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA