Numri i trupave amerikane që vuajnë nga dëmtime traumatike të trurit pas sulmeve iraniane në bazat amerikane në Irak, në janar, është rritur në 109. Shifra përbën një rritje domethënëse nga 64 të lënduarit që ishin raportuar më herët nga Pentagoni.

Presidenti Donald Trump tha fillimisht se asnjë amerikan nuk ishte lënduar në sulm dhe e citoi këtë si arsye për mos veprim kundër Iranit. Ky i fundit, ndodhi më 8 janar në mesin e tensioneve në lidhje me vrasjen nga ana e SHBA e gjeneralit iranian Kasem Soleimani.

Rreth 70 për qind e trupave të lënduara janë kthyer në detyrën e tyre – shtoi ndërkohë pentagoni në deklaratën e tij. Rritja e raportuar e rasteve vjen nga një formë e ndërmjetme lëndimi që do të thotë se simptomat kërkojnë kohë të shfaqen, tha pentagoni. Muajin e shkuar Trump sërish minimizoi domethënien e lëndimeve traumatike kur u pyet për pasojat e sulmit.

“Kam dëgjuar se ata kanë dhimbje koke, ose ndonjë gjë tjetër të vogël, por nuk mund të flasim për asgjë shumë serioze”, tha ai.

Top Channel