Shpëtohen mrekullisht alpinistët “e çmendur”, ngjitën malin me stuhinë “Ciara” nëpërkëmbë

11/02/2020 18:29

Një grup shokësh universiteti gjetën momentin më të keq që të ngjiteshin në malin Ben Nevis (Është konsideruar si mali më i madh në Britaninë e Madhe me 1,344 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet në zonën Lochaber të Skocisë) pasi stuhia “Ciara” ishte “nëpërkëmbë”.

Grupi mund të konsiderohet me fat që janë ende gjallë, pasi ata u gjetën nga një grup shpëtimi malor. Stuhia “Ciara” ishte duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se 80 km/h kur ata humbën kontaktin me të afërmit. Alpinistët amatorë ishin të pajisur me mjete jo të duhura, ata nuk dispononin akse akulli, si dhe një hartë për të njohur zonën. Shpëtimtarët i quajtën studentët që vinin nga Glasgow “me fat që ishin ende gjallë”.

Për shpëtimin e tyre morën pjesë 22 burra të cilët nuk ju trembën stuhisë së fuqishme dhe temperaturave që shkonin deri në -12 gradë celsius. Studentët pasi u shpëtuan u dërguan në Spitalin Belford në rajonin Fort William. Drejtuesi i grupit të shpëtimit, John Stevenson në një intervistë për mediat tha:

“Ata nuk do ta kishin kaluar natën të gjallë nëse ne nuk do të ndërhynim. Ishte një marrëzi e qartë. Ata ishin një bandë idotësh. Asnjëherë nuk na është dashur të shpëtojmë njerëz në këtë kohë të ftohtë dimri. Ata janë me fat që janë gjallë”, u shpreh Stevenson.

FOTO GALERI
4/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA