Rama u largua me “Lincoln-in” e blinduar, Gazment Bardhi: Çfarë fshihet pas targave TR 0370 T (Video)

11/02/2020 22:25

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi me anë të një videoje ku shihet kryeministri Rama teksa largohet nga Selia e PS, me anë të një makine “Lincol”, ngre akuza se pikërisht kjo makinë e blinduar i përket vëllait të kryeministrit Rama, Olsi Ramës.

Ai shton se pse kjo makinë private  me targa TR 0370 T e Olsi Ramës të cilën e përdori edhe kryeministri Rama, nuk ndiqet nga OFL. Bardhi ndër të tjera thotë se “Lincolni” i përdorur nga Rama është i paprekshëm njëlloj si “Audi” i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër?  Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!” shkruan Bardhi.

Kujtojmë se ditën e djeshme pas kapjes së Vladimir Gjutës, pranë selisë së PS, me armë dhe me një shumë të madhe parash, kryeministri Rama la makinën e tij “Benz” dhe u largua me “Lincolnin” e blinduar.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA