Kjo është pamja e zonës ku bashkia e Kuçovës hedh mbetje urbane.
9 mijë ton, shumica plastikë hodhën në anë të lumit Devoll duke shkaktuar një ndotje alarmante. Një situatë e tillë duhet të shkaktonte reagim të ashpër të institucioneve, por plehrat e Kuçovës nuk shqetësojnë asnjë zyrtar për këtë arsye prej 30 vitesh vijon e njëjta situatë.
“Ne kemi paraqitur projektet por ende jemi në pritje pasi nuk është bërë ende tenderimi në këtë fushë depozitimi ka më se 30 vite që depozitohen pranë lumit ku hidhen 24 ton në ditë dhe përfshihet 28 m katror tokë bujqësore Situate tani për tani ngelet e njëjtë megjithë masat që kemi marrë për të ndryshuar këtë gjendj”, shprehet Petrit Shyti, Dr. i Shërbimeve pranë bashkisë Kuçovë.
Sasia e madhe e mbetjeve që shkarkohen në lumë është përgjegjëse për ndotjen për gjatë gjithë rrjedhës së lumit. Mbetjet që merr lumi Devoll që nga vendburimi dhe lumi Osum, shkarkohen në Lumin Seman e më pas shkatërrojnë ujërat detare në bregdet.
Top Channel