Kemi zbuluar shkaktarin e atyre njollave dhe kemi hulumtuar kur dhe përse disa fëmijëve u dalin piklat në fytyrë, duar dhe supe.
Në ngjyrën e lëkurës ndikon pigmenti melaninë”, thotë Debra M. Langlois, pediatër në Këshillimoren e Michiganit.
Njerëzit me lëkurë më të errët natyrshëm kanë më shumë melaninë, në krahasim me personat me lëkurë më të shndritshme, mirëpo trupi i secilit krijon melaninë shtesë kur i ekspozohet rrezatimit ultraviolet.
“Krijimi i shtuar i melaninës është mënyrë me të cilën trupi mbrohet nga dielli”, shpjegon dr. Langlois.
Kjo shpjegon përse piklat zhvillohen në zonat me ekspozim më të madh ndaj diellit, siç janë pjesa e sipërme e faqeve, hunda dhe supet.
Piklat janë mekanizëm mbrojtës kundër rrezeve të diellit.
Kur fëmijëve u shfaqen piklat?
“Askujt nuk do t’i shfaqeshin piklat nëse nuk i ekspozohet rrezeve të diellit“, thotë Lacey L. Kruse, mjeke në Spitalin e Fëmijëve Ann dhe Robert H. Lurie në Chikago, profesor asistent i pediatrisë dhe dermatologjisë në Universitetin Northwestern në Feinberg.
Bebet nuk kanë pikla, sepse nuk janë mjaftë të ekspozuara në diell që të mund të zhvilloheshin njollat. Mund të pritet që piklat të formohen në moshën nga dy deri në katër vjet. Piklat në masë të madhe varen nga sasia e rrezeve ultraviolet të cilat fëmija i merr.
“Ndonjëherë piklat do të zhduken nëse prindi e mbron më mirë fëmijën nga dielli”, shton dr. Kruse.
Piklat zakonisht kanë ngjyrë të gështenjtë, por mund të marrin edhe nuancë të kuqe, të zezë apo të verdhë. Piklat dimrit shpesh zbehen.
A duhet të mbrohem nga piklat?
Piklat janë të parrezikshme. Mirëpo, njollat tregojnë shtim të ndjeshmërisë ndaj rrezeve ultraviolet, andaj prindërit e fëmijëve të cilët kanë pikla duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm sa i përket mbrojtjes nga dielli.
“Individët me ngjyrë të shndritshme të lëkurës kanë rrezik më të madh nga melanoma dhe dëmtimi i lëkurës, mirëpo ajo mund t’i ndodhë çdokujt”, thotë dr. Langlois.
Prindërit gjithashtu do të duhej të kuptonin dallimin midis piklave dhe lythave.
“Piklat kanë ngjyrë më të shndritshme dhe shpesh dimrit zbehen, derisa lythat duken njësoj”, thotë dr. Kruse.
Top Channel